Xhamia Yavuz Sultan Selim në Manheim të Gjermanisë është evakuuar për shkak të një alarmi për bombë, raporton Anadolu Agency (AA).
Alarmi për bombë në xhaminë e Unionit Turko-Islam për Çështjet Fetare (DITIB) u dërgua në orën 9:30 sipas kohës lokale.
Një ekip special me 40 persona u dërgua në terren ndërsa për kontrollin në terren marrin pjesë qen të trajnuar special.
Ismail Hakki Cakir, kreu i këshillit të xhamisë, tha se për alarmin menjëherë lajmëruan policinë e cila menjëherë arriti në vendin e ngjarjes.
Në xhami, alarm për bombë ka pasur edhe më 22 korrik, që doli të jetë i rremë.