Ka dhënë dorëheqje Alfred Sauter, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në skandalin e blerjes së maskave në Gjermani.
Sauter ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e partisë.
Anëtari me ndikim i partisë CSU (Unioni Social Kristian) në bavari, është duke u hetuar nga prokurorët për marrje të ryshfetit.
Ai dyshohet se ka ndihmuar disa kompani të sigurojnë kontrata nga prokurimi publik për maskat gjatë pandemisë, njoftojnë mediat gjermane përcjell Klan Kosova.
Alfred Sauter, është politikani i tretë konservator që jep dorëheqjen për shkak të skandaleve për blerjen e maskave në Gjermani.