Një gjerman pritet të hyjë në Librin e Rekordeve Guiness pasi ndërtoi atë që ai pretendon se është biçikleta më e rëndë në botë.
Biçikleta përbindësh, që peshon rreth një ton, është krijim i Frank Dose, 49 vjeç, i cili duhet ta ngasë atë të paktën 450 metra për ta arritur rekordin botëror.
Frank, nga një fshat i vogël afër kufirit të Gjermanisë me Danimarkën, e ndërtoi biçikletën duke përdorur metal dhe dy rrota të mëdha.
Se si duket biçikleta shikoni fotot më poshtë: