Gjermani: Loja e rrezikshme ua humb jetën tre motoristëve

Prishtinë | 20 Sht 2022 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Një lojë u kthye në tragjedi.

Si pasojë tre motoristë vdiqën.

Ngjarja ndodhi të shtunën në Gjermani, në bazën ajrore në Brandenburg në veriperëndim të Berlinit.

Motoristët e sfidonin njëri-tjetrin se kush po shmanget i pari teksa ata kalojnë me shpejtësi përball njëri -tjetrit.

Derisa pjesëmarrësit digjnin gomat në eventin e organizuar nga “Knieschleifer”, dy motorë u përplasen me njëri-tjerin, raporton RTL

Pjesëmarrësit thanë se nuk e panë ngjarjen por i dëgjuan përplasjet e forta.

Ata i panë mbetjet e motorëve që ishin shpërndarë në një rreze 150 metra.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, por ekipet emergjente nuk patën mundësi të bënin asgjë.

Të ngjashme