Gjermani: Një fëmijë dhe dy persona tjerë të vrarë nga sulmi në qytetin Monabaur

Prishtinë | 25 Jan 2024 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Policia gjermane thotë se tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një akt dhune në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Montabaur.

Policia në shtetin gjerman të Rheinland-Pfalz të enjten tha se tre persona kishin vdekur në atë që u përshkrua si një “akt i dhunshëm”, shkruan Deutsche Welle.

Shërbimet e urgjencës zbuluan autorin e dyshuar të plagosur rëndë pasi ata hynë në ndërtesën në qytetin e Montabaur, tha një zëdhënës i policisë.

Të ngjashme