Gjermani: Policia bastis banesën e “dëshmitarit” të sulmit kibernetik

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Policia gjermane kontrolloi sot apartamentin i cili u përshkrua si “dëshmitar” i sulmit kibernetik që ndodhi të premten në Gjermani, ku u publikuan të dhënat personale dhe fotografitë e më shumë se 1000 politikanëve gjermanë , gazetarëve të shquar dhe personaliteteve të tjera.

Shënjestër e sulmit kibernetik ishte edhe kancelarja Angela Merkel.

Në njoftimin e policisë gjermane thuhet se një shtëpi u kontrollua në Heilbronn në jugperëndim të Gjermanisë, por policia nuk zbuloi më shumë detaje, njofton AP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme