Gjermani: Policia e ka përjashtuar motivin terrorist në Konstanc

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 08:44 | Nga

Policia e Gjermanisë thotë se dy vetë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave në një disko klub në qytetin jugor, Konstanc.

Policia tha se një person 34 vjeçar ka hapur zjarr në këtë disko klub në orët e para të mëngjesit të djeshëm, me ç’rast e ka vrarë një roje të sigurisë dhe i ka plagosur katër persona të tjerë, para se të qëllohej për vdekje nga policia.

Policia e ka përjashtuar terrorizmin si motiv për këtë sulm dhe tha se personi i armatosur ishte shtetas irakian, i cili në Gjermani kishte ardhur në vitin 1991 dhe nuk ishte azilkërkues.

“Ne ende po zhvillojmë hetime, por rrethanat e këtij zhvillimi në disko në mbrëmje para të shtënave, janë pak më të qarta dhe kjo na ka çuar që ta përjashtojmë prapavijën terroriste”, tha zëdhënësi i policisë në Konstanc, Fritz Bezikofer.

Sulmuesi “ishte plagosur në mënyrë kritike gjatë të shtënave me policinë, derisa largohej nga disko klubi, por më vonë vdiq në spital nga plagët e pësuara”, thuhet në kumtesën e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme