Dyshohet se konflikti kishte të bënte rreth një borxhi prej 15 mijë eurosh. Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielën në Dusseldorf të Gjermanisë.
Një burrë nga Kosova, dyshohet se vrau një serb. Rasti ndodhi para lokalit të këtij të fundit.
Lidhur me rastin gazeta gjermane Bild, ka zbuluar disa detaje. Sipas gazetës, konflikti dyshohet se ka ndodhur rreth një borxhi prej 15 mijë eurosh.
Sipas hetuesisë gjermane raportohet se 52-vjeçari nga Kosova i njohur si Rrustem Llapi, i kishte humbur në kumar.
“Vrasësi humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë”, shkruhet në titullin e artikullit të gazetës së njohur gjermane.
“A vdiq reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. (38-vjeç) për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dusseldorf”.
Lidhur me rastin akoma po zhvillohen hetimet nga prokuroria.