Gjermani: U kapën duke punuar “në të zezën”, arrestohen pesë shqiptarë

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Pesë migrantë nga Shqipëria janë arrestuar nga dogana në qytetin e Potsdamit në Gjermani.

Ata u kapën duke punuar “në të zezën”.

Arrestimi i tyre bë më 9 qershor derisa ata po shtrimin e një rruge në Ludwigsfelde.

Migrantët nga Shqipëria kishin rënë në “syrin” e kontrollit financiar për punë të paligjshme.

Gjatë vëzhgimit dogana kishte vërejtur mashtrimin që është i njohur për ta.

Sipas njoftimit nga Zyra e Përgjithshme e Doganave kompanitë nga Britania e Madhe u ofrojnë pronarëve të shtëpive shërbime të ndryshme dhe zakonisht kërkojnë pagesë direkte. Kryesisht ofrohen punime me gurë dhe kopsht,e po ashtu edhe ndërtimi i tarracave ose krijimi i shtigjeve në oborre të shtëpive.

Në njoftim thuhet se disa nga kompanitë punësojnë punëtorë të paligjshëm dhe nuk paguajnë taksa dhe as kontribute për punëtorët.

Të ngjashme