Gjermania dhe Franca përkujtojnë armëpushimin që i dha fund Luftës së Parë Botërore

Prishtinë | 11 Nën 2022 | 12:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada e Gjermanisë dhe Ambasada e Francës kanë organizuar ceremoninë ushtarake me rastin e përkujtimit të armëpushimit të 11 nëntorit të viti 1918 i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se duke kujtuar viktimat e kësaj lufte ai kërkoi që mos të ketë urrejtje ndërmjet vendeve që kanë raportet të komplikuar.

“Ceremonia e 11 nëntorit është për të përkujtuar vuajtjet për të rënët gjatë Luftës së Parë Botërore”.

“…është një ditë për të përkujtuar se në rrënojat e kësaj lufte është ndërtuar e ardhmja për vendet që kanë luftuar”.

“Porosia jonë është të mos ketë urrejtje. Është mesazh për të gjitha vendet që kanë raporte të komplikuara mes veti”.

Edhe ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde, tha se pas luftës është mundësuar zhvillim i vendeve pjesëmarrëse dhe normalizimi i raporteve.

Të ngjashme