Ministrja e Shëndetësisë e Malit te Zi, Jelena Boronoviq-Bojoviq, po kryeson delegacionin malazez në vizitën zyrtare në Institutin Robert Koch dhe Spitalin Universitar Charite, përcjell albinfo.ch.
Ministrja paralajmëroi nga Berlini se Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë do t’i dhurojë Malit të Zi terapitë më bashkëkohore për stadet fillestare të sëmundjes COVID, me vlerë 3.172.454 euro.
Po ashtu pritet dhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.