Gjermania eksporton 254 milionë euro armatime drejt Arabisë Saudite

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht kritikave ndaj pjesmarrjes së Arabisë Saudite në konfliktin në Jemen, qeveria gjermane ka miratuar eksportin e armëve me vlerë 254 milionë euro drejt mbretërisë saudite që prej ardhjes në pushtet në mars të këtij viti.

“Tetë vendet e tjera të përfshira në konfliktin në Jemen si pjesë e aleancës së drejtuar nga Arabia Saudite kanë marrë armë me vlerë 21,8 milion euro nga Gjermania në më pak se gjysmë viti”, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria gjermane e Ekonomisë si përgjigje ndaj një kërkese parlamentare të bërë nga partia e Gjelbërt në opozitë, përcjell Atsh.

Mes 14 marsit dhe 23 shtatorit, qeveria ka miratuar 87 leje eksporti për anëtarët e aleancës, sipas këtyre të dhënave të publikura sot.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme