Deputeti i Bundestagut, i cili është edhe raportues për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetoviq, sot ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka folur për marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Serbisë.
Temë e bisedës me tyre ishte edhe çështja e Kosovës, për të cilën Ahmetoviq i tha Vuçiqit se anëtarësimi i Serbisë në BE është i mundshëm vetëm pas një sqarimi përfundimtar me Kosovën, njofton Klan Kosova.
“Integrimi i mëtejshëm në BE dhe një perspektivë e besueshme e anëtarësimit në BE janë gjithashtu në krye të agjendës. Por kjo përfshin edhe një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Vetëm kur kjo të sqarohet përfundimisht është e mundur që të dyja vendet të anëtarësohen në BE”.
Në bisedën 45 minutëshe mes deputetit gjerman dhe presidentit serb, u lavdëruan edhe marrëdhëniet mes dy vendeve, për të cilat Ahmetoviq tha se është i interesuar që t’i avancojnë.
“Dëshiroj të mbështes Serbinë në këtë përpjekje. Jam shumë i interesuar për një marrëdhënie të mëtejshme të ngushtë, elastike dhe të besueshme dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë.
anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Kryeraportues për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetoviq, sot, të enjten, ka takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd.
“Marrëdhëniet dypalëshe mes Gjermanisë dhe Serbisë vazhdojnë të jenë të besueshme dhe të ngushta. Përveç kësaj, Serbia ka bërë përparim të madh ekonomik në vitet e fundit. Kjo e bën vendin një forcë të rëndësishme lëvizëse për rajonin. Megjithatë, kjo vjen me përgjegjësi dhe pritshmëri. Serbia ka detyrën e rëndësishme për të kontribuar në mënyrë proaktive në stabilizimin e rajonit dhe ndërtimin ose mbështetjen e urave të mirëkuptimit. Krahas integrimit në BE, bashkëpunimi me vendet fqinje dhe stabiliteti rajonal janë gurthemel për sigurimin e stabilitet dhe progresit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Ahmetoviq.