Gjermania i kërkon Rusisë tërheqjen e vendimit të shpalljes “të padëshirueshme” të tri organizatave joqeveritare gjermane

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Rusia të mërkurën i ka deklaruar tre organizata joqeveritare gjermane si të padëshirueshme.

Menjëherë pas kësaj kanë reaguar autoritetet e Gjermanisë, të cilat kanë thënë se kjo i rikthen pas përpjekjet për marrëdhënie më të mira në mes të dyja vendeve, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Të ndalosh punën e organizatave që luftojnë për mirëkuptimin në mes të dy vendeve tona dhe njerëzve tanë, është pengesë serioze për përpjekjet tona për të pasur marrëdhënie më të mira me Rusinë”, ka thënë Heiko Maas, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

“Asgjë lidhur me punën e tyre nuk mund që ta justifikojë një hap kaq serioz. Thërras Rusinë që ta kthejë këtë vendim dhe të inkurajojë shkëmbimin e lirë brenda shoqërisë civile. Përfaqësuesit e shoqërisë civile duhet që të lejohen që ta bëjnë punën e tyre”.

Të ngjashme