Gjermania i thur lavde shumicës parlamentare të Vuçiqit

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Pas votimit të Qeverisë së re dje në Serbi me kryeministre Ana Bërnabiq, ka reaguar edhe Berlini zyrtar. Në emër të qeverisë gjermane Serbinë e ka uruar Drejtoresha për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë Sussane Schutz e cila konsideron se shumica absolute në parlamentin serb është ideale për t’i kryer disa punë.

Berlini zyrtar është shprehur entuziast për zhvillimet në Serbi. Veçmas me votimin e Qeverisë së re në krye me Ana Bërnabiq, edhe pse demokracia në shtetin fqinj nuk është dule lulëzuar pasi Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka uzurpuar çdo pore të jetës politike atje duke kontrolluar edhe mediat. Partia e Vuçiq e cila ka krijuar Qeverinë e re në koalicion me dy parti tjera, ka siguruar në zgjedhjet e fundit 158 vende duke e siguruar një qeverisje pa brenga.

Por, në urimin gjerman nuk janë adresuar këto çështjes e as tema e bisedimeve me Kosovën.

“Urime për Qeverinë e re në Serbi. Shumica absolute parlamentare është ideale për të implementim të shpejt të të reformave, veçmas të atyre që lidhen me sundimin e ligjit, lirinë  medias, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjermania mbështet Serbinë në rrugën e saj europiane” ka shkruar Schutz.

Të ngjashme