Gjermania mbështet veprimin e Polonisë

Prishtinë | 10 Sht 2025 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Gjermania ka thënë se mbështet Poloninë në thirrjen e Nenit 4 të traktatit të NATO-s pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake.

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius i tha Bundestagut se dronët ishin “qartësisht të armatosur” dhe theksoi seriozitetin e incidentit.

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë gjermane Sebastian Hille tha se Moska po “vë në provë” aleatët e Ukrainës, shkruan Deutsche Welle në gjuhën angleze.

Shkelja “tregon edhe një herë kërcënimin me të cilin përballemi dhe sa shumë po testohen Gjermania dhe vendet e tjera të NATO-s nga Rusia”, u tha ai gazetarëve.

Të ngjashme