Gjermania me kufizime për njerëzit e pa vaksinuar, nëse rastet me Covid-19 rriten

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel, Helge Braun, ka paralajmëruar se kufizimet për njerëzit e pavaksinuar mund të jenë të nevojshme nëse rastet me COVID-19 rriten në muajt e ardhshëm.

Por Braun ka thënë në një intervistë për gazetën “Bild am Sonntag” se ai nuk pret një bllokim tjetër të lidhur me koronavirusin në Gjermani, shkruan Euronews, përcjell klankosova.tv.

Ai ka theksuar se njerëzit e pavaksinuar mund të ndalohen të hyjnë në vende si restorante, kinema dhe stadiume sepse rreziku i mbetur është shumë i lartë.

Ai ka potencuar se vaksinimi është i rëndësishëm për t’u mbrojtur kundër sëmundjeve të rënda dhe se njerëzit e vaksinuar patjetër do të kenë më shumë liri sesa njerëzit e pavaksinuar.

Përpjekjet e Gjermanisë për t’u vaksinuar kanë rënë javët e fundit dhe kjo ka çuar në diskutime se si të inkurajohen ata që nuk kanë marrë ende vaksinën.

Më shumë se 60 përqind e popullsisë gjermane ka marrë të paktën një dozë ndërsa mbi 49 përqind janë plotësisht të vaksinuar.

Të ngjashme