Gjermania mposht Turqinë për organizimin e Evropianit 2024

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 15:48 | Nga

Federata e Futbollit të Gjermanisë ka mposhtur Federatën turke në garën për organizimin e Kampionatit Evropian për vitin 2024.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka zgjedhur Gjermaninë, para ofertës turke për organizimin e evropianit.

Stadiumi Olimpik i Berlinit do të jetë nikoqir i finales së garës me 24 ekipe.

Gjatë 32 ditësh në qershor dhe korrik do të zhvillohen 51 ndeshje.

Qytete mikpritëse do të jenë Kolni, Dortmundi, Dusseldorfi, Frankfurti, Gelsenkircheni, Hamburgu, Leipzigu, Munichu dhe Stuttgarti.

Të ngjashme