Gjermania po ndalon grupin e avokimit pro-palestinez Samidoun, tani qeveria ka njoftuar se do të ndalohen edhe aktivitetet e Hamasit.
Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser tha në një deklaratë: “Me Hamasin, sot kam ndaluar plotësisht aktivitetet e kësaj organizate terroriste, qëllimi i së cilës është të shkatërrojë shtetin e Izraelit”.
Por një përfaqësues i Hamasit në Liban tha se ky ndalim tregon se vendi ishte në partneritet me Izraelin për krimet kundër popullit palestinez, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo na shtyn të pyesim nëse mentaliteti politik gjerman është një mentalitet holokausti që prek të gjithë popujt dhe nuk kufizohet në njërën apo tjetrën parti,” tha Osama Hamdan.