Gjermania i dha një leksion Portugalisë dhe e sheh mëme optimizëm kualifikimin në fazën tjetër të Evropianit , që do të vendoset nga përballja me Hungarinë.
Por ndeshjes vendimtare djemve të trajnerit Low do t’i mungojë një nga personazhet më karizmatike, sulmuesi i Bayer Munich, Thomas Muller.
Sipas gazetës Bild, futbollisti do të mungojë sigurisht kundër Hungarisë të mërkurën, por mund të humbë edhe ndeshjen e 1/8, për shkak të një problemi në gju.
Muller mund të zëvendësohet nga Leon Goretzka, ndërkohë që me Gjermaninë nuk u stërviten as mbrojtësi Hummels dhe mesfushori Gundogan.