Gjermania ofron viza të përkohshme për të prekurit nga tërmetet në Turqi e Siri

Prishtinë | 12 Shk 2023 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Gjermania ka njoftuar se personat e prekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri do të lejohen të qëndrojnë përkohësisht me të afërmit që jetojnë në vend.

“Kjo është ndihmë emergjente”, tha ministrja e Punëve të Brendshme gjermane Nancy Faeser për gazetën Bild.

“Ne duam të lejojmë familjet turke ose siriane në Gjermani që të sjellin të afërmit e tyre të afërt nga zona e fatkeqësisë në shtëpitë e tyre pa burokraci”.

Të ngjashme