Gjermania perëndimore goditet nga stuhi të fuqishme, pamje nga qyteti Lippstadt

Prishtinë | 20 Maj 2022 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Pjesa perëndimore dhe veriperëndimore e Gjermanisë është goditur nga stuhi të forta të premten.

Lexues të Ekonomia Online kanë dëguar video dhe fotograf nga qyteti Lippstadt, ku shihet se erëra të fuqishme kanë rrëzuar drurë dhe kanë shkaktuar dëme materiale.

Paraprakisht shërbimi kombëtar i motit i Gjermanisë kishte paralajmëruar se pjesët perëndimore të vendit mund të kenë stuhi të forta si dhe tornado të mundshme.

Autoritetet në shtetin e Rhein-Westfalisë së Veriut kanë qenë në gatishmëri të lartë pas përmbytjeve vdekjeprurëse që kanë goditur pjesë të Gjermanisë korrikun e kaluar.

Të ngjashme