Gjermania pëson rënie ekonomike prej 2.2 për qind

| 15 Maj 2020 | 13:27 | Nga

Gjermania ka pësuar recesion ekonomik pasi që ka shënuar rënie në dy çerekë.

Bruto Produkti Vendor i Gjermanisë ka rënë për 2.2 për qind prej çerekut të parë të 2020-ës, që është performanca më e keqe ekonomike që prej krizës financiare, shkruan CNN.

Edhe në çerekun e fundit të vitit paraprak është shënuar një rënie prej 0.1 përqind.

Albert Braakmann nga Zyra e Statistikave Federale ka paraqitur të dhënat e reja në situatë e pandemisë, duke shtuar se rënia ekonomike do të përshpejtohet në çerekun e tanishëm.

Të ngjashme