Gjermania planifikon 500 milionë euro vetëm për trajnime të punëtorëve

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Gjermania i ka planifikuar 500 milionë euro që ta shmang bllokimin e trajtimeve të punëtorëve nëpër kompani për shkak të krizës së koronavirusit.

Qeveria e kancelares Angela Merkel tashmë është pajtuar për dy pako stimuluese prej gjithsej 800 miliardë eurove për ta luftuar ndikimin negativ të izolimit nga koronavirusi në kohën kur vendi po përgatitet për recesionin më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjermania planifikon 500 milionë euro vetëm për trajnime të punëtorëve

“Ne duhet ta parandalojmë krizën e Covid-19 që të mos kthehet në krizë për të ardhmen profesionale të të rinjve dhe për sigurimin e punëtorëve të shkathët”, thuhet në një plan që pritet të miratohet nga kabineti i qeverisë gjermane të mërkurën e ardhshme.

Në këtë program përfshihet një bonus trajnimi deri në 3,000 euro për kompanitë e vogla dhe të mesme që janë goditur rëndë nga kriza, shkruan “Reuters”

Gjermania është në mesin e vendeve me numrin më të lartë të infektimeve në Evropë, por ka shënuar shumë më pak të vdekur se shtetet kryesore evropiane.

Të ngjashme