Gjermania prin me medalje të arta në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”

Prishtinë | 10 Shk 2022 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Pas një jave prej se kanë filluar Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, atletët gjermanë prijnë me medalje të arta, me 6 sosh, dhe 3 tjera të argjendta, gjithsej 9.

Pas Gjermanisë, në vendin e dytë është Norvegjia, me 12 medalje, pesë nga të cilat të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.

Sportistët austriakë kanë siguruar 13 medalje deri më tani, me katër të arta, pesë të argjendta dhe katër të bronzta, gjithsej 13, njofton Klankosova.tv.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjenden në vendin e katërt me 10 medalje. ShBA-të kanë siguruar katër medalje të arta, pesë të argjendta dhe një të bronztë.

Me katër medalje të arta, tri të argjendta dhe 1 të bronztë, Holanda mbyll listën e pesë shteteve me më së shumti medalje në këto Lojëra. Holandezët kanë grumbulluar gjithsej tetë medalje.

Lojërat Olimpike Dimërore kanë filluar më 4 shkurt dhe do të përfundojnë më datën 20 të këtij muaji.

Të ngjashme