Përderisa Danimarka fillon me rihapjen e shkollave për nxënësit nën moshën 11 vjeçare, kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur të zhvillojë bisedime me drejtuesit e 16 shteteve të vendit se kur të pushojnë kufizimet e Coronavirusit.
Sipas mediave gjermane, qeveria federale në Berlin dëshiron që kufizimet në lëvizje të zgjasin së paku deri më 3 maj, megjithëse disa dyqane do të jenë në gjendje të rihapen sipas rregullave të rrepta nga 20 prilli.
Gjermania nuk është goditur aq keq sa vendet e tjera në Evropën Perëndimore, me 3,254 vdekje të regjistruara nga instituti i shëndetit publik RKI, përfshirë 285 në 24 orët e fundit.
Austria lejoi të hapen disa dyqane të martën dhe Gjermania mund të bëjë të njëjtën gjë.
Kriza zhyti ekonominë e Gjermanisë në recesion muajin e kaluar.