Gjermania propozon këtë vit negociata me Maqedoninë e Veriut

| 05 Tet 2019 | 17:35 | Nga

“Gjermania ka propozuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut para fundit të këtij viti dhe dakordësimin në parim për të nisur procesin për Shqipërinë, por pa vendosur një datë të saktë brenda të cilës Tirana duhet të plotësojë kushtet shtesë” fillon shkrimin e saj prestigjiozja (Reuters).

Sipas informacioneve që Reuters i ka siguruar nga Brukseli, plani që u është propozuar vendeve të BE këtë javë, para samitit të liderëve në mes të tetorit, është kompromisi i mundshëm mes anëtareve që përpiqen t’i tërheqin afër vendet e ballkanit, nga njëra anë, por që përballen me rezistencën e Francës, Holandës dhe Danimarkës, nga ana tjetër. Për Shqipërinë media në fjalë shkruan se “disa në Bruksel presin që Franca të kërkojë edhe më shumë kushte nëse Parisi përfundimisht thote “Po”. Një kompromis tjetër i mundshëm do t’i jepte dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut, por jo Shqipërisë”, shton Reuters.

Dy ditë pas letrës së krerëve të BE-së drejtuar vendeve anëtare për miratimin e datës për Shkupin dhe Tiranën, qeveria Holandaze sot është përgjigjur duke u shprehur kategorikisht kundër kësaj të fundit.

Holanda

“Qeveria mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë në fushën e vetting-ut radikal, në sundimin e ligjit, rritjes së operacioneve policore kundër krimit, etj. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar.”

Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të deklarojë se vendi e meriton datën dhe se pret lajm të mirë nga Brukseli.
Kemi të drejtë të jemi krenarë duke e pritur vendimin historik të datës 17 dhe 18 tetor. Më në fund kemi të drejtë, i kemi të gjitha arsyet që më në fund të marrim vendim për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, t’i hapim kapitujt, t’i hapim fondet, ta mbështesim ekonominë, të rinjtë dhe vendet e punës- deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Këtë Zaev e deklaroi nga takimi me qytetarët në Shtip. Në 17 dhe 18 tetor vendet anëtare të BE-së pritet të konfirmojnë vendimin për fillimin ose jo të negociatave për Shkupin dhe Tiranën.

https://www.youtube.com/watch?v=q3uhFZOpc_A

Të ngjashme