Instituti “Robert Koch”, i cili është përgjegjës për vëzhgimin e sëmundjeve ngjitëse, raportoi të mërkurën se në Gjermani janë konfirmuar 36 persona të vdekur dhe 4 191 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.
Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 149, ndërsa shifra e personave të infektuar arriti në 31 554 njerëz, shkruan “Reuters”.