Gjermania ka raportuar për 19.990 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën totale të infektuarve në 597.583.
Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch për sëmundje infektive, shifra e të vdekurve është rritur për 118 në 24 orët e fundit, duke arritur në totalin 10.930.
Në Çeki është regjistruar shifër rekorde e të infektuarve në 24 orët e fundit. Janë regjistruar 15.729 të infektuar të rinj, duke arritur në total 378.716. Është raportuar për 220 vdekje të reja, duke përfshirë 123 të mërkurën dhe po ashtu shifrat e rishikuara të ditëve të kaluara, duke arritur në totalin 4.133.