Gjermania shënon 679 raste të reja të Coronavirusit për 24 orë

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Gjermani u shënuan 679 raste të reja të Coronavirusit.

Lajmin e bëri të ditur Instituti “Robert Koch”, institucion përgjegjës për kontrollimin e sëmundjeve ngjitëse në këtë shtet. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 163 175 persona.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 43 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 6 692, shkruan “Reuters”.

Gjermania është një prej shteteve me numrin më të lartë të të prekurve nga Covid-19 në Evropë, por dallohet me përqindjen e ulët të vdekshmërisë në krahasim me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë.

Qeveria gjermane ka filluar t’i lehtësojë masat e kufizimeve, pavarësisht paralajmërimit të infektologëve për mundësinë e rritjes së rasteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme