Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se numri i rasteve të reja të koronavirusit në Gjermani ka shënuar rënie për të tretën ditë me radhë.
Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 1,737 raste të reja të infektimit dhe kështu shifra e përgjithshme shkoi në 154,175.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 140 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 5,640, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Ky institut më parë ka deklaruar se numri ditor i rasteve të reja të infektimeve duhet të bjerë edhe për disa qindra në mënyrë që masat kufizuese të mund të hiqen.
Sidoqoftë, qeveria gjermane tashmë e ka filluar lehtësimin e masave,p ërshirë hapjen e dyqaneve të veturave, biçikletave dhe librarive.
Gjermania është një ndër vendet më të prekura nga Covid-19 në Evropë bashkë me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.