Gjermania vendos karantinim për të pavaksinuar nga ky shtet

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Nga e diela, Gjermania do ta fusë Austrinë në listën e shteteve me rrezik të lartë nga Covid-19. Kjo masë do të sjellë pasoja për të pavaksinuarit.

Vendimin e ri e bëri të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili të premten mbajti një konferencë për gazetarë, përcjell Gazeta Express.

Si pasojë e këtij vendimi, personat që udhëtojnë nga Austria në Gjermani duhet të karantinohen, përpos atyre që janë vaksinuar ose që e kanë kaluar Covidin. Me fjalë të tjera, masa e karantinimit vlen për të pavaksinuarit nga Austria.

Spahn njoftoi edhe për masa tjera, duek thënë se nga e shtuna do të ketë prapë teste falas. Ky vendim u mor pas disa rekordeve radhazi me infeksione të reja në ekonominë më të fuqishme evropiane.

Në një konferencë për gazetarë, Spahn gjithashtu tha se mjekët do të marrin rimbursime më të larta për vaksinime duke filluar nga e marta e javës së ardhshme, shkruan Reuters.

Të ngjashme