Kanë qenë të shumtë kosovarët që kanë ndihmuar të prekurit nga tërmeti, shkruan Ekonomia Online.
Ndihmat që janë dërguar ishin të shumta. Solidariteti që kanë treguar është i rrallë dhe t’i thuash faleminderit është shumë pak.
Kështu, një djalë i ri nga Kosova ka hequr bluzën e tij nga trupi dhe ia ka dhuruar një shqiptari të prekur nga tërmeti.
Këtë gjë e ka bërë të ditur aktivistja Jeta Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Vullnetari jonë Lirik Krasniqi heqë fanellën e tij dhe ia dhuron një shqiptari të prekur nga tërmeti në Shqipëri, ky i fundit ka ardhur në Kosovë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se dje u deklarua se vetëm në Prizren ishin janë strehuar 2 mijë shqiptarë të prekur nga tërmeti.