Gjesti pas publikimit të këngës: E kam pasë vështirë, e kam shkru me lot

Prishtinë | 29 Jan 2026 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur, Gjesti sot në orën 18:00 ka publikuar këngën e tij të re, të titulluar “Memories”, që shënoi edhe rikthimin e tij.

Gjesti u shpreh se këtë këngë e ka shkruar me lot dhe e ka pasur shumë të vështirë për ta inçizuar.

Ai gjithashtu u shpreh se është munduar ta kursejë familjen, për të mos i mërzitur shumë.

“Muzika më ka qenë gjithmonë afër, si në gëzim, si në idhnim. “Memories” është një këngë që e kam shkruar me lot, edhe e kam pasur shumë të vështirë me e inçizuar”.

“Jam mundu me kursy familjen time mos me i mërzit shumë. E në gjithë këtë merzi po mundohem me gjet lumturi që po e kthej në muzikë afër jush”, ka shkruar Gjesti.

Të ngjashme