Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur sot ka prezantuar raportin në të cilën janë përfshirë të gjitha aktivitet që ky komision ka ndërmarrë gjatë një viti për zbardhjen e fatit të të zhdukurve ku si rezultat i punës së tyre këtë vit 28 mbetje mortore iu janë dorëzuar familjarëve.
Kryetari i këtij komisioni, Prenk Gjetaj tha se viti 2017 nuk është viti që e përmbyll plagën e familjeve të personave të zhdukur.
Gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës së këtij komisioni, Gjetaj tha se 28 mbetje mortore iu janë dorëzuar familjarëve prej të cilëve 6 raste të reja.