Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar sqarime për gjetjet e auditorit për shkeljet në ShSKUK, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu kërkoi të dijë nga kryeministri Albin Kurti, se cilat do të jenë hapat që do t’i ndërmarrë si kryeministër.
“Sipas raportit ë auditorit janë evidentuar shkelje në ShSKUK për vitin 2021, ku evidentohen shkelje të shumta. Furnizimi i barnave për pacientët me Covid-19, marrëveshja me UNOPS kanë qenë shumë të larta. Pas këtyre evidentimeve, a do të vendosët dikush para përgjegjësitë për këto dhe cilat do të jenë hapat tuaj”.
“Bordi i ShKSKUK-së është emëruar nga ju. Pra keni emëruar një anesteziolog në dy borde dhe një kardiolog si zëvendësministër”, tha Haxhiu.
Por kryeministri Albin Kurti, tha se gjetjet e auditorit duhet të implementohen dhe se të njëjtat nuk diskutohen.
“Organet drejtuese e kanë që t’i përmirësojnë dhe të dërgojnë në Prokurori nëse ka shkelje të natyrës penale”, tha Kurti.