Skautë të shumtë të skuadrave evropiane do të jenë në ‘Fadil Vokrri’, për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po pëlqehet shumë nga disa skuadra të njohura evropiane, e në mesin e tyre edhe Lazio, Tottenham Hotspour dhe Ateltico Madrid.
I gjithë ky interesim vjen falë paraqitjeve të mira të Muriqit te gjiganti turk, Fenerbahce.
Mediet turke raportojnë se skautë të këtyre tri skuadrave evropiane, do ta ndjekin nga afër paraqitjen e Vedat Muriqit kundër Malit të Zi.
Në anën tjetër, futbollisti në deklarimet e fundit ka bërë të ditur se synon të qëndrojë gjatë te Fenerbahce, për t’u bërë një legjendë e këtij klubi.