Gjiganti holandez u stolis me titullin e 35-të në “Eredivisie”

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Ajaxi është shpallur kampion për herën e 35-të në kampionatin e Holandës.

Të dielën, Ajaxi fitoi me rezultatin 4:0 kundër Emmenit në “Johan Cruyff Arena”.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag ishte shumë e mirë në këtë duel. Jurrien Timber, Sebastien Haller, Devyne Rensch dhe Davy Klaassen ishin shënuesit e golave për Ajaxin. Ajaxi e fitoi edhe Kupën e Holandës në mesin e muajit prill.

Me 35 tituj, Ajaxi e mban rekordin si skuadra me më së shumti tituj të fituar. Tifozët e këtij ekipi festuan jashtë stadiumit. Nuk u lejuan në stadiume për shkak të masave për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Të ngjashme