Harry Kane po vazhdon me formën e lart në Premier Ligë dhe për këtë ka marrë vëmendjen e top klubeve evropiane, përfshirë këtu edhe Barcelonën e Real Madridin.
Mediat britanike raportojnë se Barcelona është e gatshmë të paguajë mbi 220 milionë euro për ta pasur në radhët e veta sulmuesin anglez, transmeton Koha.net.
Barça e sheh Kanen si zëvendësues ideal të Luis Suarezit i cili tani po i afrohet moshës 32 vjeçare.
Tottenhami mund të jetë i detyruar ta shesë lojtarin kryesor për shkak të çmimit të lartë të stadiumit të stadiumit të ri.