Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit S. L., për kryerjen e veprave penale lëndim i rëndë trupor, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet e 3 muaj.
“I pandehur me datë 22.03.2023, rreth orës 22:00, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjilan, për
shkak të një mosmarrëveshje për një lloj hyrje – dalje me veturë që kishte mes të
dëmtuarit I. M. dhe të akuzuarit, i akuzuari e godet me grushte në fytyrë tek nofulla dhe i
dëmtuari rrezohet në tokë, me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit,
ku e humb vetëdijen dhe dërgohet për tretman në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e më pas në
Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Tutje, mes tjerash në ditën dhe orën e njëjtë, i akuzuari ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e
njerëzve dhe të dëmtuarve A. M. dhe B. M., pasi që i afrohen afër të dëmtuarit I. M. për ti
dhënë ndihmë dhe e pyesin se kush e ka goditë, i akuzuari përgjigjet se unë, dhe në atë
moment në drejtim të tij niset i dëmtuari A. M., me këtë rast i akuzuari hynë brenda në lokal dhe nxjerrë revolen dhe nga një distancë prej 4.5 metra shtien dy herë, por nuk godet
asnjërin.
I pandehuri pa autorizim dhe pa leje nga organet kompetente, e në kundërshtim të Ligjit zbatueshëm për armët kishte mbajtur në pronësi armën e tipit Gardinov VT.