Të premten është arrestuar një person në Gjilan, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunim”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan 05.05.2021 – 15:10. Me 07.05.2021 lidhur me rastin viktima e rastit femër kosovare është kthyer në shtëpi dhe sipas saj ajo kishte kaluar natën me një mashkull kosovar. Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili ka pohuar veprën në fjalë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.