Një person është arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.
Rasti ka ndodhur pak pas mesnatës së 22 janarit.
Sipas policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, është identifikuar dhe arrestuar, për t’u intervistuar më pas në stacion policor të Gjilanit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.