Një person është arrestuar për armëmbajtje pa leje në Gjilan.
Tek ai është gjetur një armë zjarri me 16 fishekë.
Me vendim të prokurorit ai pas intervistimit është liruar.
Njoftimi zyrtar:
“FSh. Livoq i Epërm, Gjilan / 06.12.2023 – 10:33. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri me 16 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.