Gjilan, deponohen 60 mijë euro për fëmijët me nevoja të veçanta

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 11:19 | Nga

Më shumë se 60 mijë euro janë deponuar në xhirollogaritë zyrtare të Komunës së Gjilanit, të cilat janë premtuar nga njerëzit e vullnetit të mirë në Gala mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata!”, e organizuar me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe gratë pa përkujdesje.

I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që u bashkuan me kontributin e tyre për një jetë më të mirë për personat me aftësi të kufizuara e posaçërisht fëmijët.

Haziri ka bërë thirrje tek të gjithë ata që janë deklaruar për ndihmë që të bëjnë deponimin e mjeteve në llogarinë bankare.

“Këto kategori janë pjesë e shoqërisë sonë, për të cilët duhet të kujdesemi në mënyrë të veçantë. Unë jam krenar me solidaritetin e njerëzve të vullnetit të mirë, të cilët e ndan një pjesë nga pasuria e tyre, në mënyrë që fëmijët me aftësi të kufizuara dhe nënat pa përkujdesje të kenë një jetë më të mirë. Faleminderit shumë për kontributin tuaj”, ka thënë ai.

Në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, e mbajtur më 27 dhjetor 2017 janë premtuar mbi 200 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme