I dyshuari F.N., është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’.
“Ekziston dyshimi, se i dyshuari F.N., ka siguruar dhe ka përdoruar patentë shofer të Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se është falsifikuar dhe nuk ka kaluar nëpër procedurat e rregullta ligjore për lëshimin e tij nga autoritetet përkatëse, të cilin e kishte siguruar nga një person i panjohur, duke paguar shumën e të hollave prej 400 euro”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.
I njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në masën e ndalimit 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të vendoset rreth masës për sigurimin e tij në procedurë penale.