Dy persona ishin në të njëjtën veturë por njëri nga ta u plagos me armë nga personi tjetër.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Novobërd, ku sipas policis i dyshuari gjatë manipulimit me armë e kishte plagosë viktimën, shkruan Indeksonline.
I plagosuri kishte pësuar lëndime trupore dhe gjendet në QKUK ku edhe është duke marrë tretman mjekësor.
Policia tregoi se kanë konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në këtë ngjarje dhe është konfiskuar vetura brenda së cilës është gjetur një fishek i armës.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.