Të hënën në fshatin Uglarë të Gjilanit janë arrestuar dy persona për një përleshje fizike që eskaluar edhe në të shtëna.
“Janë arrestuar dy të dyshuar të cilët për shkak të një mosmarrëveshje janë përfshirë në përleshje fizike”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Më pas njëri nga të dyshuarit kishte marrë nga shtëpia e tij një armë automatike dhe kishte shkuar te shtëpia e të dyshuarit tjetër dhe kishte gjuajtur me armë në drejtimi të shtëpizave të tij dhe familjarëve të tij”.
Plumbat kanë goditur shtëpitë e të dyshuarit tjetër, i cili është liruar në procedurë të rregullt teksa i pari është dërguar në mbajtje.
“Si pasojë e përdorimit të armës nga predhat e fishekëve të armës janë goditur shtëpitë e të dyshuarit dhe një veturë e parkuar”.
“Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pushkë automatike me 21 copë fishekë”.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili e ka përdorur armën është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”.