Policia në Gjilan njoftoi se sot rreth orës 16:00 është gjetur pa shenja jete trupi i një gruaje të moshës rreth 50-vjeçare, e cila ishte anëtare e Policisë së Kosovës në këtë komunë.
Në një prononcim për media, ata bënë të ditur se janë në fazën e parë të hetimeve dhe se në afërsi të trupit të së ndjerës është gjetur edhe një armë zjarri.
Këtë rast, që thanë se i ka tronditur të gjithëve, janë duke e trajtuar si vdekje e dyshuar.
“Trupi i pajetë i viktimës është transportuar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku do të kryhet obduksioni dhe më pas do ta kemi një pasqyrë më të qartë të asaj se çfarë ka ndodhur”, delaroi prokurori i rastit.