Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale në një sallon masazhi në Gjilan.
Po ashtu është arrestuar edhe pronarja sallonit, pasi që në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat penale të lartcekura.
Në konsultim me prokurorin, tri të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.