Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe ka kanosur babain e saj, raporton Express
Rasti ka ndodhur në fshatin Veleknicë të Gjilanit, mesditën e së dielës, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër kosovare njëherit e ka kanosur verbalisht edhe babain e viktimës mashkull kosovar”, ka njoftuar Policia.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.